Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha se nuk ka planifikuar ende ndonjë përparim politik në marrëdhëniet me palestinezët, transmeton Kosova Post.
Sipas lajmit të gazetës Yedioth Ahronoth, Bennett ka bërë deklarata në seancën e Komisionit të Sigurisë dhe Punëve të Jashtme të Parlamentit izraelit.
Bennett deklaroi se vendi i tij mund të mbesë i detyruar të hyjë në një konflikt ushtarak me Libanin ose Rripin e Gazës. Në deklaratën e tij Bennett nuk dha detaje lidhur me arsyet e kësaj.
Ndërsa në lidhje me takimin që zhvilloi muajin e kaluar në afërsi të Tel Avivit me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, kryeministri izraelit Bennett u shpreh se aktualisht nuk ka asnjë plan për të bërë përparim në çështjet politike me Palestinën.
Ai vuri theksin se interesat e Izraelit janë të mbrojë stabilitetin në Bregun Perëndimor dhe Gaza, të pengojë rritjen e fuqisë së Lëvizjes Hamas si dhe të marrë pengjet dhe të humburit.aa