Përmes këtij telegrami, kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila sipas tij luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë.
Tutje kryeministri japonez ka theksuar në telegram se Japonia aktivisht kontribuon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat n Kosovës dhe përpjekjet në rrugën evropiane të Kosovës.
Më tej Suga ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën në fushën e politikës, biznesit, kulturës dhe sportit.