Kurti ka theksuar se Ballkani i Hapur është i gabueshëm, “të hapet Ballkani siç është hapur Serbia për Kinën dhe Rusinë është gabim”, njofton Kosova Post.
“Le të hapet Serbia për Kosovën. Çka nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë, në procesin e Berlinit udhëheq Gjermania, në Ballkanin e Hapur udhëheq Serbia”
Ai ka pohuar se Serbia dëshiron që Gjermania të mos pajtohet me Francën.
“Serbia dëshiron që faktorët perëndimor të jenë të ndarë, është gabim të luajmë sikur Serbia. Më së shumti Ballkanin e Hapur e mbështet Serbia dhe e kundërshton Kosova”.
Kurti ka thënë se ka pasur projekte të tilla në shekullin 20 si Ballkani i Hapur, por thotë se “unë nuk besoj në to, unë besoj që Evropa është kontinenti ynë”.