Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç takimeve të shumta, ai ka gjetur pak kohë edhe për të nderuar me homazhe vëllezërit Bytyqi të cilët u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi.
Me këtë rast Kryeministri, theksoi se nuk do pushojnë derisa autorët të përballen me drejtësinë.
“I kam bërë nderimet e mia Agronit, Mehmetit dhe Yll Bytyqit, tre heronjve të vrarë nga Serbia pas luftës. Sakrifica, patriotizmi, humanizmi – këto janë vlerat e ilustruara nga vëllezërit Bytyqi dhe UÇK-ja, dhe që e përcaktojnë Kosovën si shtet. Nuk do të pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kujtojmë se tre vëllezërit Bytyqi në prill të 1999-ës udhëtuan nga Amerika në Kosovë për t’iu bashkuar batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pranë të cilit luftuan deri në qershorit të 99-ës deri sa përfundoi lufta në Kosovë.
I paid my respects to Agron, Mehmet & Yll Bytyqi, three heroes murdered by Serbia after the war. Sacrifice, patriotism, humanity—these are the values exemplified by the Bytyqi brothers & KLA, and that define Kosova as a state. We will not rest until the perpetrators face justice. pic.twitter.com/9cV3TR3TM9
— Albin Kurti (@albinkurti) May 22, 2022