Aktualisht në Prishtinë po zhvillohet mbledhja e tretë e dy qeverive shqipëtare, përkatësisht Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, transmeton Kosova Post.
Në fjalen hapse të kësaj ngjarje panshqiptare, Kryeminisitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, teksa ka foluar për mirëqnien e sotme të shqipatrëve në dy republikat, ai ka kundruar se anispe sot ne, si komb jetojmë më mirë se në të kaluaren, prapëseprapë, sipas shefit të qeverisë së Kosovës, vetja nuk duhet të jetë barometer që dëfton progresin tonë.
“Është e vërtetë që shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurdoherë, por krahasimi ynë vetëm me vetveten nuk është matësi më i mirë sepse ne ishim populli më i shtypur e si rrjedhojë edhe më i pazhvilluari në Evropë. Progresin tonë duhet ta masim duke e krahasuar me atë të vendeve të zhvilluara në të cilat edhe kanë ikur një pjesë e mirë e popullit tonë- tha Kurti.
Më tutje sipas tij, ne duhet një krahasim mes asaj çka aktualisht po bëjmë dhe çka potencialisht mund të arrijmë. E këtu kam përshtypjen se kemi një oqean të tërë të mundësive të pashfrytëzuara.
‘Pra, na duhet një krahasim mes asaj çka aktualisht po bëjmë dhe çka potencialisht mund të arrijmë. E këtu kam përshtypjen se kemi një oqean të tërë të mundësive të pashfrytëzuara.
Nga kjo pikëpamje besoj se duhet të duhej të gjykohen edhe marrëdhëniet mes dy shteteve të kombit tonë dhe rolit që kemi secili nga ne. Nga mundësia historike që na është dhënë për të shërbyer në një kohë të shanseve shumë të mëdha. E s’ka dyshim se kjo mundësi historike që na është dhënë do të jetë edhe gjykim i historisë për ne. Por, shpresojmë e besojmë për të mirë e për të mbarë.”- tha ndër të tjera nikqori i ngjarjes së sotme.