Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, i shoqëruar nga dy zëvendëskryeministrat Emilja Rexhepi dhe Besnik Bislimi, janë nisur drejt Francës, ku pritet të zhvillojë takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ishte Zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi ajo e cila e ka publikuar një fotografi nga aeroplani.
Në Francë, Kryeministri Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.