Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, këtë të diel e kaloi me bujqit, përcjell Kosova Post.
Përmes një fotografie ku kreu i qeverisë shihet i ulur krah një bujku në kombajë, njoftoi se bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, i kanë vizituar bujqit.
“15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopijë të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë”, ka shkruar kryeministri.
Postimi i plotë:
15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopijë të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë.