Kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të rastit tragjik në Bullgari, transmeton Kosova Post.
“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari” – ka shkruar Kryeministri Kurti në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit” – ka vijuar më tutje ai.
Më tej kryeministri ka shtuar se Republika e Kosovës bashkëndjenë dhe është e gatshme për t’iu ofruar ndihmën e nevojshme, me tërë kapacitetin e saj, familjeve të viktimave.
Ky është postimi i plotë:
I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fposts%2F1257357198097495&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”296″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>