Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, u ka dërguar letra falënderimi Ministres së Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, transmeton Kosova Post.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka falënderuar për “investimet në infrastrukturën shëndetësore”.
Në letrën e Kryeministrit Kurti drejtuar zyrtarëve të lartcekur arabë, ndër të tjera shkruan se:
“Spitali i fëmijëve “Sheikha Fatima”, që e inauguruam së bashku, do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human e Popullit tuaj për fëmijët e vendit tim.”
Kurti, më tej iu shkruan se kjo gatishmëri e shprehur nga populli arab “na ka gëzuar” shumë.
Kjo është letra e plotë: