“Në Rio morëm një medalje, në Tokio dy. Le të fillojnë përgatitjet që në Paris të marrim 3 e më shumë medalje. Ju faleminderit të gjithëve. KOSOVA është e ARTË”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Ai ka folur para publikut të mbledhur në sheshin e Prishtinës, të cilët ishin mbledhur për ta pritur ekipin e xhudos, i cili sonte është kthyer nga Tokio.
“Medaljet e arta aq sa kërkojnë talent, kërkojnë edhe punë e përkushtim. Kërkojnë taktiktë e strategji të përsosur. Trajneri që na ka dhënë zemër të gjithëve. Ai është trajneri i artë Driton Kuka. Tri medalje të arta nga tri gra, kjo fjali me 7 fjalë duhet të mjaftojë për të fituar cdo medalje për barazi gjinore. Falemnderit vajzave, falemnderit trajnerit”, është shprehur Kurti.
Ai është ndalur edhe te Majlinda Kelmendi, duke thënë se ajo i solli Kosovës medaljen e parë të artë duke u bërë simbol i shpresës duke na thënë që është gjithçka e mundur.