Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka lavdëruar ushtrinë e Kosovës për përkushtimin e saj në kryerjen e detyrave, shkruan Kosova Post.
“Për herë të parë, Kosova po përfshihet në një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri” – ka shkruar Kurti në Twitter.