Në vigjilje të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, përkatësisht në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj dite, Ministëri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasnqi, ka njoftuar se dikasteri që ai drejton ka organizuar një takim, pjesë e së cilit ka qenë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptasë, transmeton Kosova Post.
Sipas ministrit Krasniqi, këtë aktivite e ka përshkuar bashkëbisedimi me përfaqësuesit e komunitetit egjiptasë për sfidat, arritjet dhe hapat të cilat duhet të ndërmerren në të ardhmen për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të komunitetit.
‘Në prag të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe deputetin z. Fridon Lala kemi bashkëbiseduar me përfaqësuesit e komunitetit për sfidat, arritjet dhe hapat të cilat duhet të ndërmerren në të ardhmen për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të komunitetit egjiptian.
Gjatë këtij diskutimi, kam përmendur disa nga arritjet kryesore siç janë;
– Marrëveshja në mes të MAPL-së dhe MAShTI-it për ofrimin e bursave për studentë nga komuniteti egjiptian në mënyrë që studentët nga komunitetet të mos braktisin shkollimin si pasojë e kushteve ekonomike dhe të krijojmë mundësitë reale që në të ardhmen të krijohet një brez i ri i edukatorëve nga komunitetet.
– Përkrahja e kuzhinave popullore (masa 3.4), nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmes së cilave janë mbështetur një numër i kuzhinave humanitare të cilat ofrojnë shërbime për qindra pjesëtarë nga radhët e komuniteteve;
– Financimi i projekteve kapitale dhe infrastrukturore në projektete me bazë në komunitete në Komunat përfituese të mbështetura nga MAPL, në vlerë prej 3 milion euro (2021 – 2022);
– Krijimi i mekanizmit ndërinstitucional për punësimin e pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve.
Jemi të vetëdijshëm se ka mbetur shumë punë për tu bërë, mirëpo si kurrë më parë ekziston angazhimi i sinqertë dhe vullneti i përbashkët që të trajtojmë secilën sfidë, të diskutojmë për secilën problematikë dhe të përmirësojmë gjendjen e komunitetit tonë.
Dita memoriale duhet të na shërbejë përtej idesë së festës dhe shënimit të një dite të veçantë si rikujtim për sakrificën dhe idealin e pjesëtarëve të komunitetit egjiptian të cilët përmes angazhimit të tyre krijuan kushtet më të mira për komunitetin tonë.”- ka shkruar ministri në profilin e tij në rrejtin social Facebok.