Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e festës së ‘Fitër Bajramit’, shkruan Kosova Post.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ai ka bërë thirrje që në këtë ditë feste “të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit.”
Ky është postimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.
Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit.
Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim.
Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë!/KosovaPost/