Kryeministri Albin Kurti, bashkë me kabinetin e tij, po e mbanë mbledhjen e radhës së qeverisë, me ç’rast po i numërojnë sukseset në ditët e para në krye të ekzekutivit, shkruan Kosova Post.
Ndër të tjera Kurti para kabinetit ka folur edhe për luftën e pakompromis të organeve të rendit, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj krimit dhe korrupsionit.
“Në sektorin e rendit dhe sigurisë kemi dërguar mesazh se Kosova nuk mund të jetë as burim e as tranzit për krimin e organizuar. Për 100 ditë kemi kryer 101 operacione, 221 bastisje, 933 arrestime janë shkatërruar 8 grupe kriminale dhe janë konfiskuar 7 milionë euro”, theksoi kryeministri, ndër të tjera.
Mbledhja është duke vijuar me raportimin e ministrave për 100 ditët e para të qeverisë./KosovaPost/