Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është hedhur në diskutim një propozim-rezolutë e cila e dënon gjenocidin e kryer nga ana e serbëve, në Srebrenicë të Bosnjës, shkruan Kosova Post.
“Sot po e mbështesim një rezolutë, me rastin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës” – e filloi fjalimin e tij për këtë çështje Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ai u shpreh i bindur se “ky është veprim fisnik e i duhur, jo vetëm në emër të Kosovës, të shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera që i përfaqësoni, por mbi të gjitha në emër të universales sonë njerëzore.”
Ai më tutje tha që këtij gjenocidi, duhet t’i vihet emri i duhur dhe se ky veprim i kuvendit, shkon në këtë drejtim.
Për më shumë, Kryeministri Kurti tha që, pala serbe, duhet herdo kur të detyrohet të kërkoj falje për këto gjëra.
“E duam paqen vetëm duke e kërkuar drejtësinë! Kush e harron drejtësinë, nuk punon për paqe” – tha ai./KosovaPost/