Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për çështjen e komunave veriore, të cilat nuk e paguajnë energjinë elektrike tash e sa vite, gjatë seancës së sotme, transmeton Kosova Post.
Këtë pyetje ia shtroi deputetja Time Kadriaj, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kryeministri Kurti tha se është duke u punuar në këtë drejtim, duke shtuar se “së shpejti komunat veriore do të futën në sistem të faturimit”.
Kadriaj më pas ia kujtoi se si në të kaluarën ai ishte shumë kritik ndaj qeverive paraprake, ndërsa sot po provon t’ua hedh fajin “strukturave paralele”.
Por këtij komenti Kurti iu përgjigj shkurt dhe qartë: “Sikur ta kishim zgjidhur këtë problem më herët, sot nuk do ta bënim këtë diskutim”. Ai më tej shtoi se kjo është një padrejtësi, sepse pikërisht ata të cilët nuk i paguajnë faturat e energjisë, janë edhe mohues të shtetit të Kosovës./KosovaPost/