Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke argumentuar kundërshtimin e themelimit të ‘Asociacionit’, ai ka publikuar një foto me komunat serbe që udhëhiqen nga kryetarët joserb dhe ka pyetur se pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik atyre, ndërsa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë, transmeton Kosova Post
Postimi i plotë i Kurtit:
Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi?
Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët.
11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?