Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen saj të radhës, ku është diskutuar për 20 pikat e rendit të ditës, shkruan Kosova Post.
Kryeministri i vendit Albin Kurti ka shqyrtuar projektligjin për propozim-vendimin për ndryshimin e plotësimin e vendimit të Qeverisë për Themelimin e Grupit punues ndërinstitucional për shikimin e Strategjisë së Sigurisë të Kosovës, projektligj ky që u miratua pa asnjë votë kundër.