Kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në natën përmbyllëse të Festivalit “Sunny Hill”, nga ku, përmes videove ka transmetur atmosferën që ka mbizotëruar të dielën në “Parkun e Gërmisë”., transmeton Kosova Post.
Kryeministri Kurti në festivalin Sunny Hill është parë në shoqërinë e disa personave, duke e shijuar atmosferën e krijuar.
Të dielën Kurti ka pritur në zyrën e tij yllin botëror Dua Lipa dhe babanë e saj, Dukagjin Lipa.
Kurti ka lavdëruar të dy për organizimin e festivalit “Sunny Hill” dhe ka shtuar se ai festival është mbajtur “aty ku ka vendin”, pas shumë polemikave për zhvendosjen e tij.
Kurti potencoi se Kosova sivjet po shënon njërin ndër vitet më të suksesshme në aspektin artistik.
Video Player