Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kWh energji. Po ashtu Qeveria ka njoftuar se do ndahen 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë, përcjell KosovaPost.
Ministria e Ekonomisë njofton se ka ndarë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.
Sipas ME-së, kjo ndarje është bërë për t’u përballur me rritjen e tarifave të rrymës.
Lidhur me këtë burimet e KosovaPost brenda Lëvizjes Vetëvendosje mësojnë se sot, në orën 15, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbaj konferencë për media, lidhur me situatën energjetike në Kosovë, konkretisht me vendimin e Qeverisë për dhënjen e 75 milionë eurove KEDS-it