Kryeministri Kurti u prit në American Councils

Në përfundim të qëndrimit të tij në Washington D.C., kryeministri, Albin Kurti u prit në American Councils, ku u takua me drejtuesit e tij dhe mysafirë të tjerë të ftuar, transmeton KosovaPost.

American Councils funksionon edhe në Republikën e Kosovës dhe është organizata zbatuese e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria e ShBA-së. Ndër to është programi KAEF, i cili i dedikohet zhvillimit afatgjatë ekonomik të vendit nëpërmjet edukimit të të rinjve nga Kosova në universitetet më të përzgjedhura në SHBA.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin e American Councils në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale si dhe përvojave kulturore të vendit nëpërmjet programeve të ndryshme nga të cilat kanë përfituar qindra studentë të Republikës së Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Programe të tilla, ku studentët tanë shkollohen në universitete amerikane, për t’u kthyer pastaj për të dhënë kontributin e tyre në vendin tonë, janë tejet të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë. Në këtë mënyrë, përpos dijes dhe aftësive të përfituara, ndërtojmë edhe më shumë ura lidhëse ndërmjet vendeve dhe popujve tanë, u shpreh kryeministri Kurti.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika