Ka nisur ushtrimi “Defender Europe 23”. Nikoqir i këtij organizimi të madh ushtarak është Forca e Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit ushtarak “Defender Europe 23” e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të pranishëm ishin edhe krerët e shtetit.
Kryeministri Kurti e ka konsideruar ushtrimin Defender Europe 23 ngjarjen më të madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës nikoqire për herë të dytë e këtij ushtrimi më të madh ndonjëherë në vend. E katërta me radhë me mbi 1300 ushtarakë, në mesin e 25 ushtrive të vendeve të NATO-s në krahë të 24 mijë ushtarakëve.”, ka shkruar Kurti, transmeton Gazeta10.
Kjo është hera e dytë që Kosova është pjesë e këtij ushtrimi ushtarak, në të dy herat është vend nikoqir. Me mbi 1000 ushtarë më shumë se në ushtrimin paraprak, Kosova radhitet si vendi i katërt për sa i përket personelit të angazhuar në këtë ushtrim në mesin e 25 ushtrive pjesëmarrëse.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0EfFo7MtDkxPDM5mxCat4Uug9QQNfBMFmS6Kp3BipUwQeRaqG4dTbySVkAX1abJS6l&id=100044512086347