Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në ShBA, do të takohet sot me Sekretarin e Shteti,t Anthony Blinken.
Zyrtarisht nuk ka detaje mbi temat që do të diskutohen mes Ramës dhe Blinkenit, por ajo që është bërë publike përmes kanaleve zyrtare të SHBA, vëmendja ndaj rajonit të Ballkanit nga administrata Biden është intensifikuar, çka nuk përjashtohet të jetë një nga temat kyçe të bashkëbisedimit mes tyre. Nga SHBA, Shqipëria shihet si një faktor stabilizues në rajonin shpesh herë të trazuar të Ballkanit Perëndimor.
Vetë Sekretari Blinken ka falënderuar qeverinë shqiptare që u bë një nga shtetet e para që shprehu gatishmërinë për të mirëpritur bashkëpunëtorët afganë që u evakuuan nga Kabuli pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.
Nuk përjashtohet që Rama e Blinken të ndajnë në takimin e tyre dhe qëndrimet e tyre për situatën politike në Shqipëri, shkruan tvklan.