Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar projektin se si do të duket Durrësi në të ardhmen. Durrësi sipas projektit tashmë të ideuar do të jetë një Dubai i dytë.
Përmes rrjeteve sociale, Rama uroi një javë të mbarë përmes fotografisë që tregon projektin në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai.
“Mirëmëngjes, dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.