Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, e ka përkrahur kërkesën e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për largimin e Kryetarit të Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviq, shkruan Kosova Post.
“Veljko Odaloviq nuk ka kredenciale morale që ta udhëheq Komisionin për Personat e Pagjetur. Ai është kuadër i SPS (Partisë Socialiste Serbe) për pozitat që i takojnë asaj partie. Andaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Kuvend… duhet të propozojnë për kryetar të komisionit një person që nuk është i komprometuar me nacionalizëm”, ka shkruar Kandiq.
Veljko Odalović nema moralni kredibilitet da vodi Komisiju za nestala lica. On je SPS kadar za pozicije koje pripdaju toj partiji – otuda u MIP-u, Skupštini…Porodice žrtava treba da predlože predsednika te Komisije, ličnost koja nije kompromitovana nacionalizmom i ktupcijom.
— Natasa Kandic (@natasakandic) June 16, 2021
Ajo ka theksuar faktin se:
“Kryetar i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Kosovës është Ramë Manaj, djali i të cilit, Ylli 18 vjeçar, vëllai Smajli dhe shumë të afërm të tij herën e fundit janë parë më 04.4,1999 në fshatin Kralan. Mbetjet mortore të vëllait të tij dhe 18 të zhdukurve të tjera janë gjetur në liqenin e Peruçacit. Edhe 48 të tjerë janë në listën e të pagjeturve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, ka shkruar Kandiq.
Predsednik Komisije za nestala lica Vlade Kosova je Ram Manaj čiji su 18.godišnji sin Ylli, brat Smajl i brojni rođaci poslednji put viđeni 4.4.1999. u selu Kraljane. Posmrtni ostaci brata i još 18 nestalih u Kraljane nađeni su u jezeru Perućac. Još 48 su na listi nestalh MKCK-a.
— Natasa Kandic (@natasakandic) June 16, 2021
Këto qëndrime të Natasha Kandiq-it, vijnë menjëherë pas shtruarjes së këtij kushti nga ana e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurtit, ndaj Serbisë, përkatësisht Presidentit Aleksandër Vuçiq, në tavolinën e bisedimeve ditën e djeshme në Bruksel./KosovaPost/