Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tashmë ka mbërritur në Kiev, për ta takuar liderin e vendit, Volodymyr Zelensky.
Sanchezit pritet t’i bashkohet edhe homologia e tij daneze, Mette Frederiksen, për të cilën nuk ka informacione të sakta nëse ka mbërritur akoma në Kiev, shkruan Sky News.
Palët do të flasin për mbështetjen e mëtejshme për popullin ukrainas dhe mundësinë e ndjekjes penale të krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, thuhet në një deklaratë nga kryeministria daneze.k.k.