Zyra Qeverisë së Kosovës ishte ndalesa e radhës në kuadër të karvanit të takimeve të shumta të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, nga ku ky i fundit u mirëprit nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, transmeton Kosova POST
Presidenti Meta u prit sot edhe nga kryetari i kuvendit Glauk Konjufca, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, nga ai i PDK-së Memli Krasniqi dhe i LDK-së Lumir Abdixhiku, me të cilët kanë biseduar për tema të ndryshme.
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, presidenti shqiptar do të mirëpritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani, në orën 16:00./KosovaPost/