David Arakhamia, kreu i delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë, e konsideron “pozitiv” rolin e oligarkut rus Roman Abramovich në negociata, sepse ai sipas tij fillimisht veproi si një “kanal jozyrtar komunikimi”.
“Në fakt, të them të drejtën, roli që luan është shumë pozitiv. Por nuk e kuptoj pse filloi të luante një rol publik. Në fillim kishte një kanal komunikimi shtesë, jozyrtar, që ndihmon për të thënë disa gjëra komplekse në normalitet, gjuhë njerëzore dhe jo diplomatike”, tha negociatori ukrainas.
Arakhamia beson se Abramovich po përpiqet të pozicionohet si një palë neutrale në procesin e negociatave.
“Megjithëse ne nuk e shohim atë si palë neutrale. Por mund të themi se, natyrisht, është më neutrale se pala zyrtare e negociatave”, shtoi kreu i delegacionit ukrainas.g.express.