Krerët shtetëror të Republikës së Kosovës, po vijojnë të reagojnë pas tragjedisë që ndodhi në Bullgari, ku 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën, transmeton Kosova Post.
“Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur ne Bullgari. 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut njoftohet se kanë humbur jetën në autobusin që po kthehej nga Turqia” – ka shkruar ndër të tjera, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Më tej ai iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave:
“Ngushëllime familjarëve të viktimave, bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, si dhe lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve.”
Sipas raportimeve të medieve, autobusi me turistë ka qenë duke u kthyer nga një ekskursion nga Turqia./KosovaPost/