Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, është vendosur që gjatë kësaj jave të mos ketë seancë parlamentare, transmeton Kosova Post.
Këtë e konfirmoi Saranda Bogujevci, Nënkryetare e Kuvendit, pas mbledhjes së kryesisë. Ajo tha që anëtarët e kryesisë u dakorduan që ta mbajnë një mbledhje në javën e ardhshme, për ta caktuar datën e seancës së radhës.
“Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ne u dakorduam që javën që vjen të mblidhemi që ta caktojmë senacën e radhës” – u shpreh ajo, duke shtuar se “kjo vjen si rezultat i takimeve punuese për MSA-në gjatë kësaj jave, po ashtu takimet do të mbahen në sallën plenare, për shkak të numri të madh të deputetëve pjesëmarrës dhe të respektohen masat anti-COVID.”/KosovaPost/