Shefat e grupeve parlamentare janë mbledhur për herë të parë në sesionin vjeshtor.
Në rend dite janë një varg pikash të papërfunduara nga seancat plenare të sesionit pranveror.
Gjithashtu në rend dite është edhe përgatitja për seancë të re ku pritet të shqyrtohen këto pika:
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë;
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit;
– Formimi i komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.
Kuvendi ka mbyllur punimet për sesionin pranveror më 12 gusht, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.