Sikur edhe më parë këto zgjedhje lokale sollën sërish ndryshimin në komuna të ndryshme, por edhe ballafaqimin e shumë partive me zgjedhje të dyta dhe ritakimin në balotazh.
Por janë disa kandidatë për kryetar të komunave të cilat padyshim se vazhdojnë të jenë të preferuarit e komunave përkatëse.
Ngjashëm është situata me kandidatin e “përhershëm” të Lidhjes Demokratike të Kosovës në qytetin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Muhaxheri sikur edhe më parë mbetet sërish kryetar i Komunës së Pejës.
Madje shumë qetësisht, Muhaxheri ka arritur të fitojë 60.52% të votave nga 98.62% sa janë numëruar deri tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Ai la prapa kundërkandidatin e tij, Armend Agushulli nga LDK me 22.28% të votave.
Besimin e qetarëve e ka rikonfirmuar edhe për një mandat tjetër edhe kandidati i PDK-së për qytetin e Ferizajt, Agim Aliu. Agim Aliu siç edhe pritej nga pretendimet e mëparshme do të jetë sërish në krye të Komunës së Ferizajt. Nga 98.75% e votave të numëruara nga KQZ, Agim Aliu mori 62.57% të tyre.
Ndërsa pas tij është radhitur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani me 25.90.
Një mandat të dytë drejtues do ta ketë edhe Bali Muharremaj nga AAK. Qytetarët e Suharekës ia besuan edhe një mandat kryetarit të tyre të mëhershëm.
Nga 100% e votave të numëruara, Muharremaj ka mbledhur 52.28% të votave. Kurse Ardian Shala nga LDK mori 29.51% të votave.
Edhe për katër vite të tjera në krye të Komunës së Lipjanit do të jetë Imri Ahmeti.
Qytetarët në Lipjan vendosën që kryetari i tyre edhe për një mandat të jetë kandidati i LDK-së, Imri Ahmeti.
Nga 95.02% të votave të numëruara, ai mori 56.45% të tyre. Ngjashëm situata rrodhi edhe në Komunën e Deçanit.Bashkim Ramosaj fitoi edhe një mandat të dytë nga besimi i votës së qytetarëve, shkruan lajmi.net.Me 65.17% të votave, Ramosaj përmbylli garën e tij në këtë komunë.
Kandidati i AAK-së la prapa kandidatin e LDK-së, Hyri Dobrunaj i cili mori 18.86% të votave