Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i ka dërguar sot një letër urimi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Arifi ka uruar Ramën për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, derisa ka uruar që të vazhdojë angazhimi i shtetit shqiptar përkitazi me komunitetin shqiptar që jeton në Serbinë Jugore.
“Kam privilegjin që në emër timin dhe të qytetarëve të Komunës së Bujanocit të ju uroj për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke ridëshmuar për të tretën herë se politika që udhëhiqni është e duhura për vendin dhe qytetarët shqiptarë”, ka thënë Arifi.
Letra e plotë e Nagip Arifit, dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama: