Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari pas zjarrit të mbrëmshëm në spitalin modular në Tetovë, nga ku humbën jetën dhjetëra pacientë ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.
Nëpërmjet një statusi në Facebook-un e tij shkruan “Dorëhiqu Qeveri”.
Sipas informacioneve zyrtare, të paktën 14 persona kanë vdekur mbrëmë pas shpërthimit të zjarrit në spitalin e Tetovës ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19./ Alsat M