Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të babait të ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, raporton Kosova Post.
Ky është telegrami i plotë:
“E nderuar familje Veseli,
Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prindit tuaj, Fazli Veseli.
Ndajmë dhe bashkëndiejmë dhimbjen tuaj.
Fazli Veseli i takon një gjenerate baballarësh që rritën dhe edukuan fëmijët e tyre në kohë dhe rrethana shumë të vështira, duke i rritur me idalin për t’i shërbyer vendit deri në arritjen e lirisë.
Në kohë dhe momente të vështira për famljen Veseli, vdekja e kryeplakut Haxhi Fazli Veseli është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e tyre.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Fazli Veselin.”/KosovaPost/