Pas trazirave të së premtes mes Policisë e grupit të serbëve lokalë në veri, kryetari i ri i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, e ushtroi funksionin e tij në zyrë të shtunën, por edhe sot.
Në cilësinë e kryetarit, ai e priti në takim dje ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kurse sot i ka pasur në takim ministrin Faton Peci dhe zëvendësministrin Blerim Gasdhani.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci pasi i ka shkuar në zyrë kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemit, tregoi për planet e projektet shumëmilionëshe për qytetarët e komunës.
“Së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, z. Lulzim Hetemin, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit. Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare. There’s is a neë sherif in toën”, ka shkruar ministri Peci.