Zoran Todiq, Kryetar i Komunës së Leposaviqit, e ka komentuar situatën në veri, duke u shprehur optimist për sa i përket zhbllokimit pikave kufitare.
Ai ka thënë se gjatë këtij procesi, nuk pritet të ketë ndonjë incident.
Por Todiq tha para gazetarëve se në momentin që hiqet Njësia Speciale nga ato zona, do t’i heqin edhe ata makineritë e tyre.
Ai tha se duan paqen dhe gjithçka do të përfundojë pa incidente.
Afati për heqjen e automjeteve të barrikaduara të protestuesve serbë, përfundon në orën 16:00./KosovaPost/