Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka dalë në terren për të parë nga afër pastrimin e rrugëve pas reshjeve të vazhdueshme të borës, përcjell KosovaPost.
Ai ka postuar një video në Facebook ku shihet duke biseduar me punonjësit e kompanisë për pastrimin e rrugës të cilët e njoftojnë për punën që po e bëjnë.
Muharremaj është interesuar të dijë se cilët rrugë janë pastruar, derisa iu ka dhënë edhe instruksionet se në cilat rrugë të tjera të komunës duhet të vazhdojnë.
“Pastrimi i rrugëve vazhdon… Obligimi ynë është të jemi në shërbim të qytetarëve…”, ka shkruar ai në Facebook.
Njëjtë si Muharremaj në terren sonte ka dalë edhe homologu i tij nga Prishtina Përparim Rama.