Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sejdiu, pas ndarjes nga jeta të familjarit të tyre, Rexhep Sejdiu, zyrtar policor nga Vushtrria.
Në telegramin e ngushëllimit, Idrizi thekson se bashkëndjen dhimbjen me familjen Sejdiu për humbjen e tyre, derisa vlerësoi lartë kontributin që Rexhep Sejdiu ka dhënë si zyrtar policor.


























