Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci nga sot ka nisur punën në Zyrën për Komunitete në fshatin Kelmend.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net vetë kryetari i Zveçanit, Peci.
Ai thotë se kjo nuk është bërë për shkak të presionit të ambasadorit amerikan por për shkak të situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit.
Ndryshe, edhe sot serbët lokalë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre tri komunave.