Njëri prej institucioneve që e ndihmon Organizatën terroriste FETO të fuqizohet në Shqipëri dhe të tregojë veten të fuqishme në arenën ndërkombëtare është Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), përcjell Kosova Post.
Organizata terroriste FETO mund të publikojë çdo lloj deklarate, sipas dëshirës së saj, mbi këtë institucion, kontrollin e të cilit e ka plotësisht në dorë. Për shembull mbështetën projektin “House of One” në Gjermani dhe Abu Dabi, projekt ky i cili mbështetej edhe nga Pensilvania.
Po ç’është “House of One”?..
Në pamje të parë është një projekt që synon të “mbledhë në një vend të vetëm faltoret e tri feve ibrahimite”. Mirëpo në realitet është krejtësisht një projekt përçarjeje…
Thjesht fakti që Islami përfaqësohet nga një shoqatë pjesëtare e organizatës FETO mjafton të tregojë synimin thelbësor të këtij projekti.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Hoxhë Bujar Spahiu, ka vizituar shtetin e Vatikanit, nga ku u prit në një audiencë të veçantë, me ftesë të Papa Françeskut.
Takimi mes Papa Françeskut dhe Kryetarit Spahiu zgjati për më shumë se 30 minuta.
Bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri, ishin temë kryesore e bisedës që Hoxhë Spahiu zhvilloi gjatë audiencës me Papën”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Myslimanë të Shqipërisë.
Papa vlerësoi rolin e veçantë të Imamit FETO Hoxhë Spahiut në promovimin dhe përhapjen kudo në Shqipëri të Dokumentit të firmosur në Abu Dabi, mbi vëllazërimin njerëzor.
Më pas, takimet e kryetarit Spahiu vijuan me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzotin Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot./KosovaPost/