Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, pak orë pasi kishte shkuar në zyrën e tij në këtë komunë, është larguar nga vendi i tij i punës, raporton teve1.info
Gazetari Valmir Gallopeni tha se në Komunë për pak minuta ka qëndruar edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili më pas është larguar nga Komuna.
Gallopeni tha se gjendja në Zubin Potok aktualisht është e qetë mirëpo shtoi se pjesëtarë të Policisë së Koosvës dhe KFOR-it po vazhdojnë të qëndrojnë në këtë qytet.
Gallopeni tha se ka patrulla të Policisë dhe KFOR-it përgjatë rrugës Mitrovicë-Zubin Potok.