Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, përmes një letre ka shprehur urimet e saj me rastin e zgjedhjes së Albin Kurtit, kryeministër të Republikës.
Në letër urim thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe ajo personalisht, e mirëpresin bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.
Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, ka pranuar letër urime nga Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.