Gjatë kësaj jave është mbajtur ‘Kampionati Ekipor 2021’ i organizuar nga Federata e Tenisit e Kosovës në bashkëpunim me sponzorin e artë të FTK-së Banken për Biznes (BPB) në fushat e tenisit ‘Enes Nallbani’ në Pejë.
Në finale te meshkujt u përballen KT Prizreni kundër KT Pejes të cilët treguan meçe mjaft interesante ne single dhe double. Në meçet single u takuan Meldin Mustafi i KT Prizrenit kundër Melos Nallbanit i KT Pejes ku fitues doli Mustafi me rezultat 6-2 6-3 duke vënë në epërsi KT Prizrenin në 1-0.
Në meçin tjetër single fitues doli Yaka Sokolaj i KT Pejes i cili mposhti Muhamed Zuljin të KT Prizrenit me rezultat 6-2 6-3 fitore e cila barazoi rezultatin e përgjithshëm në 1-1.
Në ndeshjen vendimtare të double pas një loje mjaftë intensive fitues dolën Meldin Mustafi dhe Muhamed Zulji nga KT Prizreni kundër Yaka Sokolaj dhe Diell Mehmedit të KT Pejes me rezultat 7-6(5) 4-6 6-2. Fitore e cila ia siguroi KT Prizrenit titullin e gjashtë të kampionit në Kampionatin Ekipor.
Me tituj në kampionatin ekipor për meshkuj kryesojnë KT Prizreni me 6 tituj, KT Prishtina me 4 tituj dhe KT Rilindja me 2 tituj.