Presidenti, Joe Biden deri më tani e kishte refuzuar princin trashëgimtar saudit, Bin Salman. Por në korrik, Biden do të udhëtojë në Arabinë Saudite. Ndryshimi i qëndrimit ka arsye të brendshme politike.
Një rrugë në Uashington që të çon tek ambasada e Arabisë Saudite në kryeqytetin amerikan mban emrin e Xhamal Khashogit. Disa aktivistë politkë e organizuan ndryshimin simbolik të emrit për të nderuar trashëgiminë e gazetarit kritik “megjithë përpjekjet për normalizim.” Gazetari saudit Khashogi u vra barbarisht në vitin 2018. Shërbimet sekrete amerikane shohin si dorën e pasme organizuese të vrasjes, princin trashëgrimtar saudit, Bin Salman. Presidenti amerikan Joe Biden gjatë fushatës presidenciale madje kishte premtuar ta trajtonte Bin Salman si një të përjashtuar.
Por javën e kaluar Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se në mesin e korrikut, presidenti Biden do të udhëtojë në Arabinë Saudite. Biden theksoi, se nuk do të takohet me Bin Salman, po udhëton në një takim ndërkombëtar, ku edhe ai merr pjesë. Biden merr pjesë në një takim të këshillit të bashkupunimit të vendeve të Gjirit. Arabia Saudite ka presidencën e radhës. E si mund ta mënjanojë Biden aty Bin Salmanin? Vetëm njoftimi se Biden do të kthehet në shtëpinë e sauditëve solli kritika. Demokrati Adam Schiff e kritikoi vendimin në një letër me disa deputetë të tjerë amerikanë. “Nuk do të fluturoja, nuk do t’i jepja dorën atij.” dhe shton se kjo tregon vetëm se sa uria për energji fosile e shfytyron politikën tonë të jashtme.