Kufjet që përkthejnë në kohë reale të gjitha gjuhët

Kufjet që përkthejnë në kohë reale të gjitha gjuhët

Kufjet “Mars” mund të kthehen në një pajisje të domosdoshme për ata që udhëtojnë shpesh në vende të cilave nuk ua njohin gjuhët.

Falë lidhjes me “bluetooth” dhe një aplikacioni, ato janë në gjendje që të mundësojnë një bashkëbisedim mes dy personave duke përkthyer në kiohë reale atë që bashkëbiseduesit duan të thonë. Kufjet janë prezantuar në panairin e elektronikës në Las Vegas.

Këto kufje pritet të jenë së afërmi të përshtatshme për Android e iOS. Ato mund të transmetojnë muzikë dhe thirrje telefonike, duke eleminuar zhurmat ambientale. Në muajt e ardhshëm pritet që kufjet të mundësojnë rreth 40 gjuhë e në një të ardhme të afërt këto kufje pritet të jenë të përshtatshme edhe me “Google translate” për të zgjeruar edhe më tej gamën e gjuhëve të njohura.

You may also like

Zbulohet shtesa qe do të marrin fëmijet deri në moshën 16 vjeçare

Ka filluar debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes