Pijet me përmbajtje acidike ndikojnë në prishjen më të shpejtë të dhëmbëve.
“Konsumimi i pijeve acidike siç janë çajrat me shije frutash dhe uji me shije, mund të ndikojnë që dhëmbët të marrin ngjyrë, si dhe të dëmtohet smalti”, është rezultati i një studimi.
Ekipi i King’s College në Londër, zbuloi se konsumimi i tyre për një kohë të gjatë dhe mes vakteve të ushqimit rritin rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve nga acidi.
Hulumtimi u bazua në dietat e 300 njerëzve, të cilët i kishin dhëmbë e prishur.
Çajrat me shije frutash, pijet dietike, pijet me sheqer dhe uji me shije, janë me përbërje acidi dhe mund të shkaktojnë konsumim dhe gërryerje të dhëmbëve, njoftuan hulumtuesit.
Dr Saoirse O’Toole, autori i studimit tha: “Nëse i pini këto gjëra për një periudhë të gjatë kohe, mund të dëmtoni me të vërtetë dhëmbët tuaj”.