Temperatura të larta bashkë me grimca pluhuri saharian, pritet ta pushtojnë vendin tonë për sot, shkruan Kosova Post.
Temperaturat minimale pritet të sillen nga 17 deri në 18 gradë, ndërsa ato maksimale nga 36 deri në 38 gratë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa pritet të ketë edhe vranësira kalimtare.
Preferohet që në pikun e ditës, të kihet kujdes, e të mos ekspozohen në diell, sidomos fëmijët dhe pleqtë./KosovaPost/