Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij në përvjetorin e 25-të të vdekjes.
Ndërsa e kujton Luanin, Haradinaj, shkruan në Facebook se vëllai 25 vjet më parë, e mori rrugën e përjetësisë në ditëlindjen e Nanës Ruke.
“Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Këtij kujtimi në përvjetorin e 25 të vdekjes së Luanit, Ramush Haradinaj ia ka bashkangjitur edhe një foto , kujtesë me vëllain.
Luan Haradinaj ra në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar.