Loriana Kuka ka arritur që të kaloj në çerekfinale në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Kuka që garon në kategorinë -78 e ka mposhtur xhudisten nga Ukraina, Anastasiya Turchyn më “ippon”.
Në gjysmëfinale Kuka do të përballet me austriaken Bernadette Graf.
Kujtojmë se Kosova deri me tani ka fituar tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë.
Distria Krasniqi e Akil Gjakova kanë fituar medalje të artë, ndërsa Nora Gjakova të bronztë./kk